Telegrafi

Civil: Qytetarët e Çairit marrin mesazhe për cilën parti të votojnë (Foto)

Nga organizata joqeveritare “Civil” thonë se në rrjetet sociale janë përhapur fotografi nga mesazhet telefonike që kanë marrë qytetarët, ku organet komunale e një subjekti partiak në Çair bëjnë agjitim mbi qytetarët se për cilën parti të votojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mesazh ftohen qytetarët që të votojnë për një kandidat të një partie të caktuar, me qëllim që të dënohet kundër-kandidati.

Civil ka paraqitur edhe disa parregullsi tjera në procesin zgjedhor gjatë ditës së sotme./Telegrafi/