Civil-Qendra për Liri ka publikuar fotografi të papublikuara deri tani nga rrahja dhe tentimi i vrasjes së deputetit Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fotografi shihet një grup njerëzish se si e tërheqin zvarrë deputetin Sela. Sipas kësaj OJQ-je, njëri person nuk është identifikuar ende nga policia. Me këtë rast, Civil thërret institucionet që të kryejnë obligimet ligjore dhe t’i arrestojnë organizatorët dhe porositësit e dhunës./Telegrafi/