“Nuk do të ndikojmë te qytetarët se si do të deklarohen, ajo është e drejta e tyre politike edhe me ligj është e drejtë e garantuar, por dëshirojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve të dalin në refene dum dhe të mos lejojnë dikush të manipulojë me votën e tyre dhe të gjithë t’ju ndihmojmë strukturave të shëndosha të luftojmë me gjuhën e urrejtjes, me lajmet e rreme dhe me propagandën e zezë”.
Këtë e theksoi “civil qendra për liri” gjatë prezantimit të projektit në qendër të Prilepit, në sheshin “Metodija Andonov Çento:, i quajtur “Votoj, do të thotë ekzistoj”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekipi i organizatës joqeveritare “Civil qendra për liri” konsideron se ekzistojnë struktura të caktuara që dëshirojnë t’i frikësojnë qytetarët që lirshëm të deklarohen në referendumin e 30 shtatorit.
“Duhet të pranojmë se megjithatë ekzistojnë struktura të caktuara që përpiqen t’i frikësojnë qytetarët, që ju kërcënojnë, madje deri në thirrje për dhunë, që në secilin rast nuk është deklarimin e qëndrimit politik, por përpjekje për destabilizim. Për këtë shkak ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin gjithçka që është e garantuar me ligj, kundër gjuhës së urrejtës, kundër propagandës së zezë dhe kundër kërcënimeve”, deklaroi Sinisha Stankoviq nga “Civil qnëra për liri”.
Projekti, i cili financohet nga Ambasada e ShBA-ve “Civil qendra për liri” dje e paraqiti në Gostivar, sot në Manastir, Mogilla dhe në Prilep, ndërsa nesër projekti do të paraqitet në Maqedoninë lindore edhe atë, në Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë dhe në Probishtip./Telegrafi/