Site icon Telegrafi

Civil: Pengimi i Marrëveshjes së Prespës nuk është vepër patriotike

CIVIL – Qendra për Liri përmes një kumtese për media thekson se i dënon ashpër partitë dhe deputetët të cilët sipas tyre, me qëllim dhe nga pozita të ngushta partiake ose interesa personale e pengojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ata thonë se marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet në Kushtetutë do t’i sigurojnë ardhmëri më të ndritur Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj.

“Kjo marrëveshje historike, e mbështetur nga e gjithë bota demokratike dhe përparimtare, e mbron identitetin e maqedonasve dhe gjuhës maqedonase. Kjo paraqet dalje nga kontesti shumëvjeçar me Greqinë, nga i cili kanë dobi vetëm strukturat nacionaliste shkatërruese nga dy vendet. Mos suksesi i kësaj marrëveshje do të thotë thellim i kontestit, krizë e prolonguar dhe izolim që do të jetë i dëmshëm për dy vendet dhe rajonin, e në veçanti për Maqedoninë”, thonë nga Civil.

Ata në fund u bëjnë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

“Pavarësisht nga qëllimet e sinqerta ose tregtisë, mungesa e mbështetjes së ndryshimeve në kushtetutë nuk është vepër patriotike. I inkurajojmë deputetët të marrin vendim të urtë, të guximshëm dhe në favor të shtetit, dhe të tregojnë unitet kur bëhet fjalë për vendime historike si ky”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version