Site icon Telegrafi

Civil: Mbyllja e “Utrinski Vesnik”, është një sulm ndaj mediave të pavarura përpara zgjedhjeve

Civil – Qendra për Liri ka shprehur shqetësim serioz pas informacionit që kompania Media Print Macedonia (MPM), e cila vlerësohet si e afërt me qeverinë, ka marrë një vendim për të reduktuar personelin në “Utrinski Vesnik”, në një mënyrë pothuajse mbylljen e kësaj gazete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Gazeta ‘Utrinski Vesnik’ në prag të mbylljes?

“Vendimi për të mbyllur një gazetë në të cilën redaksi, gazetarët dhe gazetaret rregullisht e informojnë publikun në mënyrë profesionale dhe të paanshme, paraqet një sulm dhe kështu kufizohet hapësira e informacionit në vend. Koha për mbylljen e kësaj gazetë është kritike, duke pasur parasysh faktin se zgjedhjet janë caktuar për vetëm katër javë”, thuhet në deklaratën e Civil.

Lexo po ashtu ‘Utriniski’ në prag të grevës, të përjashtuarit nga ‘Vest’ kanë bllokuar zyrën e Kerimit

Civil mbështet gazetarët dhe gazetaret e “Utrinski Vesnik” në përpjekjet e tyre për të mbijetuar në media, për shkak se redaksia e këtij mediumi është një shembull sesi, pavarësisht presioneve politike të strukturës së pronësisë, vazhdimisht luftojnë për zbatimin e standardeve profesionale të informacionit objektiv dhe të balancuar për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version