“Civil” Qendra për Liri shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë. “Kjo është humbje e madhe për të gjithë ne, pa përjashtim. Ju bëjmë apel institucioneve kompetente kryejnë hetim të duhur dhe të bëjnë gjithçka që është në kompetencën e tyre t’u ndihmojnë familjarëve të viktimave dhe të lënduarve në aksident”
“‘Civil’ – Qendra për Liri në mënyrë të ashpër e dënon gjuhën e urrejtjes duke shfrytëzuar tragjedinë e të viktimave dhe të lënduarve”, thonë nga “Civil” duke shtuar se institucionet duhet të ndërmarrin masa dhe t’i dënojnë personat që shfrytëzojnë tragjedinë, për të shfaqur mesazhe fashiste dhe jonjerëzore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se gjuha e urrejtjes që u shfaq pas kësaj ngjarje tragjike është edhe një manifestim i vetëdijes së ulët dhe se kjo në radhë të parë është pasojë e mosndëshkimit të individëve dhe ekstremistëve të organizuar pikërisht nga institucionet.
“Kërkojmë nga institucionet që t’i japin fund pandëshkueshmërisë të gjuhës së urrejtjes”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/