Site icon Telegrafi

Civil kërkon nga institucionet angazhim pa kompromis për drejtësi sociale

Nga organizata joqeveritare Civil nëpërmes një deklarate thonë se ndryshime në Ligjin për drejtësi sociale, ndryshime dhe plotësime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, propozim – ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, të cilat ende janë në procedurë kuvendore. Rrogë minimale më të lartë, qendra strehimi për viktimat e dhunës, qendra strehimore për fëmijët pa prindër, lëvizje në rregullimin sindikal, janë pjesë e reformave sociale që e shënuan vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shkelja e të drejtave të punëtorëve, papunësia, të gjitha format e mundshme të korrupsionit, janë probleme ekzistenciale të cilat me dekada nuk zgjidhen. Hapat e suksesshme reformuese në sferën e drejtësisë sociale të cilat i zbaton Ministria për punë dhe politikë sociale, nuk janë të mjaftueshme. Nevojitet zgjidhje gjithëpërfshirëse, e vendosur dhe sistematike e problemeve në domenin e drejtësisë sociale që të ndjehen ndryshimet”, thuhet në deklaratën e Civil.

Nga atje shtojnë se pavarësisht nga angazhimi i institucioneve për tejkalimin e padrejtësisë sociale, varfërisë, megjithatë, mospërfshirja sociale dhe ekonomike, diskriminimi, papunësia, shëndetësia katastrofale dhe arsimi, ndjellin frikë dhe pasiguri te qytetarët për mbijetesën në ditën e nesërme.

“Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 26 nëntor të vitit 2007 vendosi të shënohet 20 shkurti si ditë e kushtuar zhvillimit social, solidaritetit, barazisë dhe harmonisë si vlera themelore në arritjen e drejtësisë sociale, “shoqëri për të gjithë”, me mundësi të barabarta për secilin”, thonë nga Civil./Telegrafi/

Exit mobile version