Vëzhguesit e CIVIL po e ndjekin rivotimin në vendvotimin 2011 në Tearcë prej orës 06:30 të mëngjesit dhe kanë paraqitur disa vërejtje për procesin e votimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kishte ndëprerje gjysëm ore të votimit, kohë në të cilën tetë ose më shumë votues janë kthyer nga vendvotimi. Arsyeja për ndërprerjen e votimit është defekti me llambën ultravjollcë. Edhe pse Komisioni Komunal njoftoi se votimi u ndërpre për 10 minuta, problemet me llambën morën më shumë se gjysëm ore nga procesi i votimit”, theksojnë nga CIVIL.
Ata thonë se sot në Tearcë ka forca policore të shtuara, me qëllim që të mundësojnë votim të rregullt./Telegrafi/