Organizata joqeveritare CIVIL ka reaguar ndaj publikimit të videove propaganduese të OBRM-PDUKM-së të cilat, sipas tyre, ishin me përmbajtjen ofenduese dhe përulëse
“CIVILi mbështet plotësisht reagimet e publikut për videon e parë të OBRM-PDUKM në të cilën qytetarët paraqiten me shpinë të kërrusur, që është një fyerje, poshtërim, tallje, shtypje, degradim dhe diskriminim i njerëzve në përgjithësi, por sidomos grave dhe personave me aftësi të kufizuara.
Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore, publiku pati mundësinë të shohë një video të dytë, në të cilën lideri i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, u ofron një të ardhme të rinjve përmes librezës partiake.
Shkurt, në videon e fundit, një zonjë e re kontrollon një biletë aeroplani në aeroport që të largohet “kudo, vetëm jo këtu”. Në atë moment, Mickoski rishfaqet në rolin e shpëtimtarit, dhe ai zëvendëson biletën e saj me një librezë partie . Ashtu si në videon e parë, kur me vetëm një prekje ai arriti të drejtojë një vajzë të përhumbur duke shtyrë një karrocë për fëmijë, i cili është tejet poshtërues mbi baza gjinore.
Në videon e re, Mickoski kthen librezën e partisë në “modë” dhe shumë qartë, para gjithë publikut, ai njofton se, nëse të vijë në pushtet, libreza e partisë përsëri do të hapë dhe do t’i mbyll dyert. Mbetet pyetja, a po e njofton Mickoski kthimin e metodave të vjetra të shantazhit dhe kërcënimeve bazuar në përkatësinë partiake? Pyetjet e bëra në rrjetet sociale dhe në publik nëse ata që nuk kanë librezë të OBRM-PDUKM-së , do të kenë një të ardhme këtu nëse Mickoski fiton zgjedhjet?
CIVILi reagon fuqishëm në video të tilla parazgjedhore që janë në të njëjtën kohë poshtërues për njerëzit, dhe veçanërisht për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe gratë. Videot e tilla mund të mos dërgojnë një mesazh të drejtpërdrejtë, por të paktën ato inkurajojnë krijimin e paragjykimeve dhe gjuhës së urrejtjes.
CIVIL i u bën apel të gjithë palëve të interesuara në procesin zgjedhor që të jenë të kujdesshëm në të ardhmen se cilat mesazhe dërgojnë me propagandën e tyre parazgjedhore dhe produktet e medias. Fyerjet, poshtërimi, diskriminimi, seksizmi janë mënyra jashtëzakonisht të papranueshme të konkurrencës politike!
CIVILi tashmë u ka bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë fushata në mënyrë të drejtë, demokratike dhe të sigurt, të veprojnë me përgjegjësi ndaj publikut dhe ndaj ligjeve dhe standardeve demokratike. Partitë politike pritet të zëvendësojnë propagandën e zezë me mesazhe pozitive dhe ide që rrjedhin nga programet e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë një pamje të qartë të ofertës politike, pas së cilës ata do të bëjnë një zgjedhje të informuar në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e CIVIL./Telegrafi/