Civica mobilitas, sot do ti promovojë grandet institucionale për njëzetë organizata qytetare, grandet e veçanta për shtatë organizata qytetare, grande të vogla të aksionit për dymbëdhjetë organizata qytetare dje “ad hoc” grande për dhjetë organizata qytetare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç theksojnë nga organizata, përkrahja duhet ti përforcojë organizatat qytetare në drejtim të angazhimit më aktiv në arritjen e ndryshimeve shoqërore në Maqedoni, për të cilën gjë dhe angazhohet Civica mobilitas.
Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sybille Suter Tejada do ti përshëndet të pranishmit dhe do t’ua dorëzojë vendimet për grandet.
Pas promovimit do të mbahet një prezantim i grandeve të veçanta të aksionit, të cilët fillojnë me aktivitetet e tyre.
Faza e re e Civica mobilitas do të sigurojë përkrahje për organizatat qytetare dhe aktorët tjerë të shoqërisë qytetare deri në vitin 2018. Buxheti i programit është rreth tetë milionë franga zvicerane të cilët i ka siguruar Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC)./Telegrafi/