Fondacioni „Civica Mobilitas“ ka shpërndarrë 15 grante akcionale me vlerë prej 440 mij euro, për organizata qytetare të cilat janë të angazhuar në projekte të ndryshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto organizata do të punojnë në sferën e përcjelljes dhe raportimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sjelljes së vendimeve që ndërlidhen me ambientin jetësor, antikorrupsionin, sundimn e ligjit, çështjet gjinore, kulturën dhe sportin.
Gjithashtu janë dhënë edhe gjashtë grante më të vogla akcionale dhe dy grante ad hock, fokusi i të cilave është nevoja për debate dhe kushtet në shoqëri, ndërkaq u shpërndanë edhe 6 bursa doktorature, që u mundëson kandidatëve të hulumtime në tema të zhvillimit të sektorit qytetar./Telegrafi/