Site icon Telegrafi

Civica Mobilitas ndanë edhe 37 grante tjera për organizatat qytetare në Maqedoni

Civica Mobilitas do të promovojë në Shkup 37 grante të reja, respektivisht grante aksionale për 15 organizata qytetare, grante të vogla aksionale për tetë organizata qytetare dhe grante ad-hoc për 14 organizata qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, me këto grante, numri i përgjithshëm i granteve të Civica Mobilitas ka shkuar në 193 organizata që paraqet programin më të madh për mbështetje të shoqërisë qytetare në Maqedoni.

Marrëveshjet do të dorëzohen nga ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Sybille Suter Tejada. Buxheti i Civica Mobilitas për programin e granteve aksionale është rreth tetë milionë franga zvicerane të siguruara nga Agjencai Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)./Telegrafi/

Exit mobile version