Telegrafi

Cityt i lëndohet një nga lojtarët kryesorë, rrezikon edhe finalen në rast kualifikimi (Foto/Video)

Ndeshja mes Real Madridit dhe Manchester Cityt nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme.

E themi këtë pasi mbrojtësi Vincent Kompany është lënduar në minutën e tetë dhe kështu është zëvendësuar nga Eliaquim Mangala.

Lëndimi dukej i rëndë dhe në rast se City shkon në finale, belgu vështirë se do të luajë. /Telegrafi/