Site icon Telegrafi

Cityt i lëndohet futbollisti më në formë, lëshon fushën në minutën e 15 (Foto)

Gabriel Jesus është dashur ta lëshoj fushën pas një lëndimi të pësuar.

Sulmuesi brazilian erdhi në janar te Manchester City nga Palmeiras dhe shpejt arriti të ambientohet në skuadër duke ia zënë vendin yllit të skuadrës, Sergio Aguero.

Lexo po ashtu Ronaldinho: Jesus do bëhet më i miri në botë, do t'ia zë vendin Messit

Jesus arriti të shënoj tri gola në tri ndeshjet të tij për “Qytetarët” dhe shumë shpejt u bë i pëlqyeri i tifozëve dhe trajneri Pep Guardiola.

Jesus ndjen dhimbje nga lëndimi!

 

Megjithatë, ndeshja ndaj Bournemouthit ishte fatale për të, pasi pësoi një lëndim, i cili e detyroi ta lëshoj fushën e lojës në minutën e 15.

Sulmuesi brazilian duke lëshuar fushën

Ai u zëvendësua pikërisht nga sulmuesi argjentinas, Aguero. /Telegrafi/

‘Kun’ Aguero duke hyrë në vend të tij
Exit mobile version