Telegrafi

Cityt i lëndohen dy lojtarë, buzëqeshë Unitedi (Foto)

Manchester City nuk e ka filluar mirë ndeshjen ndaj Dinamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Anglezët nuk kanë marrë ndonjë gol, por ata kanë humbur dy lojtarët kryesorë në mbrojtje.

Nicolas Otamendi dhe Vincent Kompany janë lënduar në pjesën e parë dhe janë zëvendësuar nga  dyshja Eliaquim Mangala dhe Martin Demichelis.

Ende nuk dihet se sa do të mungojnë dyshja e mbrojtjes, por me shumë mundësi do të humbin ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në fundjavë. /Telegrafi/