Manchester City nuk e ka filluar mirë ndeshjen ndaj Dinamo Kiev në Ligën e Kampionëve.
Anglezët nuk kanë marrë ndonjë gol, por ata kanë humbur dy lojtarët kryesorë në mbrojtje.
Nicolas Otamendi dhe Vincent Kompany janë lënduar në pjesën e parë dhe janë zëvendësuar nga dyshja Eliaquim Mangala dhe Martin Demichelis.
Ende nuk dihet se sa do të mungojnë dyshja e mbrojtjes, por me shumë mundësi do të humbin ndeshjen ndaj Manchester Unitedit në fundjavë. /Telegrafi/