Telegrafi

Citygroup, profit prej 3 miliardë dollarë

Banka “Citygroup” ka befasuar Wall street-in edhe në çerekun e dytë të këtij viti, duke shënuar profit deri në tre miliardë dollarë ose 49 centë për aksion dhe jo humbje sikurse kishin pritur analistët.

Në këtë formë, kjo bankë me seli në New York iu është bashkëngjitur bankave të tjera, të cilat kanë publikuar rezultate të mira për tremujorin e dytë.

Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, “Citygroup” kishte shënuar humbje prej 2,86 miliardë dollarë, përkatësisht 55 centë për aksion.

Analistët për tremujorin e dytë të këtij viti kishin pritur humbje prej 37 centë për aksion.