Kalvin Phillips do të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi nuk është në planet e Pep Guardiolas.
Mesfushori anglez iu bashkua me shumë bujë kampionëve në fuqi të Anglisë, por ai nuk ka arritur të lë gjurmë pasi nuk po preferohet nga trajneri Pep Guardiola i cili i ka bërë me dije se duhet të gjej një skuadër të re.
City e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe tanimë i ka vendosur edhe një çmim të largimit.
Kampioni në fuqi i Evropës synon që nga shitja e Phillips të fitoj 57 milionë euro, tetë më shumë se sa paguan për transferimin e tij nga Leeds.
Bayern Munich, Liverpool, Juventus, Everton dhe Fulham janë katër skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
27-vjeçari është pajtuar për largimin nga City dhe agjentët e tij tanimë janë në bisedime me klubet e tjera.
Phillips këtë edicion ka luajtur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat, derisa ka në këmbët e tij vetëm 168 minuta lojë duke u inkuadruar kryesisht nga banka rezervë. /Telegrafi/