Manchester City ka fituar në udhëtim me rezultat 3-0 ndaj Crystal Palace, për të kaluar në 1\8 e finales.
Skuadra e Pep Guardiolas po përjeton një formë të keqe në Ligën Premier, por jo edhe në Kupën Fa, pasi kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër pas një lojë shumë të mirë.
City e dominoi ndeshjen në të dy pjesën, duke shënuar në pjesën e parë një dhe në të dytën dy tjera.
Goli i parë i ‘Qytetarëve’ erdhi në minutën e 43-t të ndeshjes, ku anësori sulmuesi, Raheem Sterling shfrytëzoi për mrekulli një asistim të mirë nga Gabriel Jesus për ta konvertuar në gol dhe skuadrat shkuan në pushim me këtë rezultat.
Edhe në pjesën e dytë, skuadra mysafire ishte dukshëm më e mirë, duke arritur të shënoj edhe golin e dytë me anë të Leyro Sane, i cili shënoi në minutën e 71-të pas asistimit të David Silva.
Megjithatë, ky nuk ishte goli i fundit, pasi në minutat shtesë ishte Yaya Toure, i cili vulosi rezultatin përfundimtar prej 3-0 me një supergol nga goditja e lirë, dhe siguroi kualifikimin e skuadrës së tij. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u4K7zJs_T3k
https://www.youtube.com/watch?v=7G3irUu6G2g
Yaya Toure's free-kick was a beauty. #MCFC pic.twitter.com/NQqw94lQfB
— Thatsagoal.com: Making Betting Better (@thatsagoal) January 28, 2017