Telegrafi

City vazhdon me fitore

Argjentinasi Carlos Tevez është regjistruar sërish në listën e golashënuesve duke hapur ndeshjen në pjesën e parë (33’), dhe me epërsi minimale të ‘pasanikëve’ përfundoi fraksioni i parë i lojës.

Në minutën e 69-të, Javier Garrido dyfishoi epërsinë nga një gjuajtje e lirë.

Ndërsa katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Carlos Tevez shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për mysafirët.

Ishte kjo fitorja e dytë nga dy ndeshje, e trajnerit të porsaemëruar në krye të ‘pasanikëve’, Roberto Mancini. /Telegrafi/