Manchester City ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 7-2 në në xhiron e tetë të Ligës Premier.
Vendasit ishin thjesht fantastik, duke e lënë kështu kundërshtarin të gjuajë vetëm një herë në portë.
Golin e parë në takim e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 17-të, ndërsa pas dy minutash shënoi Raheem Sterling.
Në minutën e 27-të shënoi edhe David Silva, kurse Mame Diouf shënoi në minutën e 44-të dhe me rezultatin 3-1 përfundoi pjesa e parë.
Në dy minutat e pjesës së parë Kyle Walker shënoi, por në portën e tij. Por, kjo duket se vetëm sa motivoi vendasit.
Jesus shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, pastaj me dy gola të shpejtë Fernandinho (60’) dhe Leroy Sane (62’).
Golin e fundit në takim e shënoi Bernando Silva.
Pas kësaj fitore City vazhdon në pozitën e parë me 22 pikë, kurse Stoke City bie në vendin e 14 me tetë pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Pep Guardiolas është ndaj Burnleyt. Kurse, skuadra e Xherdan Shaqirit ndaj Bournemouthit. /Telegrafi/