Manchester City ka arritur të shënoi një fitore tejet të rëndësishme në udhëtim tek Burnley.
Skuadra e Pep Guardiolës ishte duke humbur 1-0, por arriti që ta rikthejë ndeshjen falë golave nga Sergio Aguero për t’i fituar tri pikë pas rezultatit përfundimtar 1-2.
Ishte mesfushori qendror, Dean Marney që kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes për 1-0.
City tentoi menjëherë të rikthehet në lojë duke rrezikuar nëpërmjet Yaya Toure dhe Sergio Aguero.
Por goli i barazimit erdhi në minutën 37-të kur Otamendoi asistoi dhe Aguero barazoi në 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfundoi edhe pjesa e parë.
Ndërkohë pas një ore lojë, Aguero arriti ta shënoi edhe golin e dytë në këtë sfidë duke u shërbyer mirë nga braziliani Fernandinho.
Dy golat e shënuar ndaj Burnleyt e ngritin në krye të golashënuesve më të mirë në ligë argjentinasin me 10 gola në total.
Pas kësaj fitore të shënuar City rrëmben pozitën e parë në tabelë me 30 pikë të tubuara pas 13 ndeshjeve.
Mirëpo për ta mbajtur këtë pozitë, Pep Guardiola shpreson në një dështim nga dyshja Liverpool e Chelsea të cilat do të përballen me Sunderlandin respektivisht Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/