Site icon Telegrafi

City ‘thyen bankën’ për Aubameyangin

Sulmuesi i Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang është i preferuari i Guardiolës për sulmin e Cityt.

Skuadra angleze, Manchester City do të duhet të paguajnë një thes me para nëse dëshirojnë shërbimet e sulmuesit të Dortmundit gjatë kësaj vere.

Sipas Sunday Mirror, Qytetarët do të duhet të ofrojnë hiç më pak se 65 milionë funte për sulmuesin nga Gaboni.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Kjo pasi, Dortmund kanë vendosur këtë çmim të madh për shërbimet e tyre, për t’i bërë skuadrat e tjera të largohen nga ai.

Megjithatë, skuadra e Pep Guardiolës është e gatshme të paguaj këtë shifër, për ta bërë transferimin rekord në Britani, duke e thyer rekordin e kalimit të Angel Di Maria te Manchester United për 57.9 milionë funte. /Telegrafi/

Exit mobile version