Manchester City është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar veror.
Gjiganti anglez ditë më parë ka kompletuar transferimin e dy futbollistëve dhe synojnë edhe më shumë të përforcohen.
Anësori spanjoll Ferran Torres dhe qendërmbrojtësi holandez Nathan Ake janë dy përforcimet e para të Cityt.
Megjithatë skuadra e Pep Guardiolas synon të forcohet edhe në repartin e sulmit, ku për synim kanë transferimin e Joao Felix.
Talenti i madh portugez iu bashkua Atletico Madridit verën e kaluar për 126 milionë euro nga Benfica ku nënshkroi kontratë shtatë vjeçare.
Edhe pse Atletico Madrid nuk mendon shitjen e lojtarit, në Ishull besojnë se City do ta transferojë atë.
Gjithnjë sipas medieve angleze, City është gati të ofrojë rreth 135 milionë euro për transferimin e Felix.
20-vjeçari pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Pep Guardiola i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij. /Telegrafi/