Telegrafi

City do të paguajë 70 milionë euro për Rodrin

Rodri (Foto by Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Rodri Hernandez ka një ofertë zyrtare në tavolinë nga Manchester City dhe sipas gazetës AS, mesfushori është shumë pranë largimit nga Atletico Madrid.

Futbollisti ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar rreth të ardhmen, por mendohet të jetë shumë afër pranimit të transferohet në stadiumin Etihad.

Megjithatë, ka klube të tjera të interesuara për të dhe është i vendosur të analizojë të gjitha mundësitë përpara lëvizjes së ardhshme.

Rodri (Foto by Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Lojtari ka nj[ klauzolë të largimit që kap shifrën prej 70 milionë eurove dhe kampionët e Ligës Premier janë gati ta paguajnë atë shumë të parave.

Spanjollit i është ofruar një kontratë afatgjatë në Mançester (duke luajtur për pesë apo gjashtë vjet), me një rrogë që do të përfaqësonte një përmirësim të ndjeshëm në paketën aktuale të pagës në Atletico.

Ndryshe, City pritet të humb shërbimet e mesfushorit turo-gjerman, Ilkay Gundogan. /Telegrafi/