Telegrafi

City të gatshëm të thyejnë rekordin botëror për Mbappen

Manchester City janë të gatshëm të thyejnë çmimin rekord të transferimeve botërore për të joshur sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe, për të ardhur në Etihad këtë verë.

Mbappe, 18 vjeç, është bërë lojtari më i nxehtë në futbollin botëror pasi ka shënuar pesë herë në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Ai është shikuar shumë nga klubet më të mëdha në botë që po luftojnë për ta joshur atë dhe për ta rrëmbyer kur të hapet dritarja e transferimeve.

Lexo po ashtu Mbappe në radarin e top katër klubeve evropiane

Guardiola e di se nëse ai dëshiron të nënshkruajë me yllin e ri francez, ai duhet të jetë i përgatitur të paguajë më shumë se 89 milionë funte, aq sa u pagua Paul Pogba verën e kaluar nga Manchester United.

Sipas Daily Express, drejtuesit e Cityt dhe trajneri Guardiola nuk do ta kenë problem shifrën për të paguar dhe besohet se do të ofrojnë mbi 90 milionë funte.

Ndryshe, në garë për yllin e ri francez janë edhe Real Madridi, Manchester United dhe Chelsea, teksa së fundmi edhe Juventusi ka shprehur interesim për të. /Telegrafi/