Telegrafi

City të bisedojë me David Silvan

Spanjolli që është me kombëtaren në Afrikën e Jugut, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropiane, por është thënë se do të refuzonte një ofertë të Cityt për shkak se skuadra nga Mançesteri nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, situata e vështirë e Valencias, ka vënë në vështirësi bosin e klubit, Javier Gomez, që ka thënë se spanjolli mund të bisedojë me përfaqësuesit e Cityt. Silva personalisht preferon të kalojë te Chelsea. /Telegrafi/