Telegrafi

City tash kërkon kapitenin e Barcelonës

The Sun shkruan se City do të dërgojë ofertë për spanjollin nëse Chelsea do të vazhdojë të rezistojë në përpjekjet e këtij klubi për të marrë shërbimet e John Terryt.

City dëshiron të marrë Terryn, por mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Puyol, 31-vjeçar, shihet si një alternativë nëse ata dështojnë të transferojnë cakun e parë.

Barcelona është duke bërë edhe një ‘betejë’ tjetër me Cityn, për të mbajtur ose shitur sulmuesin Samuel Eto’o, por në rastin e Puyol, largimi i tij kurrë nuk ka qenë opsion për klubin spanjoll.