Telegrafi

City ta shesë Nasrin?

Goal raporton se kampionët e Ligës Premier e vlerësojnë me 18 milionë funte francezin dhe janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse ndonjë klub paguan shumën në fjalë.

Edhe vetë lojtari thuhet se është i pakënaqur në Etihad Stadium dhe dëshiron të largohet nga Manchesteri, dhe Londra duket se është qyteti i tij i preferuar.

Nasri iu bashkua Cityt në vitin 2011 nga Arsenali për një shumë prej 25 milionë funte, dhe merr një pagë prej 175 mijë funte në javë te kampioni i Anglisë. /Telegrafi/