Duket se skuadra e Manchester Cityt është duke e monitoruar situatën e portierit të Barcelonës, Claudio Bravo.
E përditshmja spanjolle, Sport, ka raportuar se klubi anglez ka filluar kontaktet e para me portierin në fjalë.
Citizens synojnë ta transferojnë gjatë afatit kalimtar veror.
Oferta e parë drejt tij pritet të jetë modeste, ndërsa është thënë që klubi i Barcelonës nuk e dëshiron largimin e tij.