Telegrafi

City shënon fitore të vështirë ndaj Sunderlandit

City pati një fillim të shkëlqyeshëm në takimin e zhvilluar në Eastlands, duke kaluar në epërsi të dyfishtë brenda 12 minutash falë golit të parë në Ligën Premier të Roque Santa Cruz me fanellën e Cityt (4’), si dhe një penaltie të shndërruar në gol nga Carlos Tevez (12’), që të dyja të debatuara nga Sunderlandi.

Por, Macet e Zeza, të cilët ishin pa kapitenin Lorik Cana që mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar kundër Aston Villas, arritën të rikthehen në lojë dhe të barazojnë në 12 minutat e radhës, me golat e John Mensah (16’) dhe Jordan Henderson (24’).

Craig Bellamy riktheu epërsinë e Cityt që në pjesën e parë të takimit, por Sunderland arriti të barazojë për të dytën herë me anë të zëvendësuesit Kenwyne Jones. Ishte Santa Cruz heroi i Cityt, duke shënuar golin e dytë të tij dhe të fitoren për vendasit në minutën e 69-të.

Me tre pikët e reja City forcon pozitën e gjashtë të tabelës së Ligës Premier, derisa Sunderand vazhdon të mbetet në të dhjetën./Telegrafi/