Site icon Telegrafi

City sfidon Liverpoolin në finale (Video)

Citizens ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kualifikimi në finale ishte plotësisht i meritueshëm.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët fal golit të Ross Barkley në minutën e 18-të, por pas gjashtë minutash u përgjigj braziliani, Fernandinho, me golin i cili i dha shpirt vendasve.

Pjesa e dytë erdhi me golat e Kevin De Bruyne (70’) dhe Sergio Agueros (76’) dhe kështu City arriti të përmbysë epërsinë nga ndeshja e parë, e cila kishte përfunduar 2-1 për Evertonin.

Në finale klubi i drejtuar nga Manuel Pellegrini do të luajë kundër Liverpoolit. /Telegrafi/ 

Goli i Ross Barkley ndaj Manchester Cityt.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 27 January 2016

Barazon rezultatin City ndaj Evertonit.

Posted by Telegrafi Sport on Wednesday, 27 January 2016

Exit mobile version