Mauricio Pochettino ka futur në ‘luftë’ dy rivalët e mëdhenj lokal nga Liga Premier, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.
Pochettino vazhdon të mbetet trajner i lirë pas largimit nga Tottenham Hotspur sezonin e kaluar, por interesimi për të nuk mungon.
Ditëve të fundit u raportua se Djajtë e Kuq po mendojnë për të ardhmen e trajnerit aktual Ole Gunnar Solskjaer dhe e shohin Pochettinon si një kandidat ideal.
Megjithatë, klubi nga Old Trafford tani do ta kenë një rival të fortë për të siguruar shërbimet e trajnerit argjentinas.
Sipas mediumit The Mirror, Manchester City tashmë po konsideron një lëvizje për Pochettinon dhe është gati të rivalizojë me rivalët lokal.
Pep Guardiola nuk ka nënshkruar edhe një zgjatje të kontratës në Etihad dhe City ka identifikuar Pochettinon si një zëvendësues të mundshëm sezonin e ardhshëm, nëse katalunasi largohet. /Telegrafi/