Telegrafi

City me propozim të ri për Walkerin, mbrojtësi duhet të vendos shpejt për të ardhmen e tij

Kyle Walker vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndroj te Manchester City apo do të largohet.

Mbrojtësi anglez ka një ofertë shumë të rëndësishme nga Bayern Munich, ofertë e cila e ka tunduar atë.

Megjithatë Walker ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar nëse do të mbetet në Etihad Stadium apo do të transferohet në Allianz Arena.

Lexo po ashtu Guardiola flet për të ardhmen e Kyle Walker

33-vjeçari ka kontratë me Man Cityn deri në verën e vitit 2024.

Megjithatë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se tani Walkerit i është ofruar kontratë e re nga Man City, kontratë e cila do t’i zgjatët deri në verën e vitit 2025.

Tani anglezi do të duhet të vendos së shpejti nëse do t’i bashkohet Cityt apo do të pranojë ofertën e bavarezëve. /Telegrafi/