Kyle Walker vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të qëndroj te Manchester City apo do të largohet.
Mbrojtësi anglez ka një ofertë shumë të rëndësishme nga Bayern Munich, ofertë e cila e ka tunduar atë.
Megjithatë Walker ende nuk e ka marrë vendimin përfundimtar nëse do të mbetet në Etihad Stadium apo do të transferohet në Allianz Arena.
33-vjeçari ka kontratë me Man Cityn deri në verën e vitit 2024.
Megjithatë eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka njoftuar se tani Walkerit i është ofruar kontratë e re nga Man City, kontratë e cila do t’i zgjatët deri në verën e vitit 2025.
Tani anglezi do të duhet të vendos së shpejti nëse do t’i bashkohet Cityt apo do të pranojë ofertën e bavarezëve. /Telegrafi/