Arijanet Muric përsëri do të largohet nga Manchester City si huazim.
Portieri i Kosovës ishte huazim edicionin e kaluar tek Nottingham Forest, por pa arritur të jetë titullar.
Në fakt Muric e nisi sezonin si numri një i skuadrës së famshme, por pas disa gabimeve ai humbi vendin e titullarit nga Samba.
21-vjeçari zhvilloi vetëm pesë ndeshje me Nottingham para se të rikthehet përsëri te City.
Megjithatë krerët e gjigantit anglez kanë vendosur ta huazojnë përsëri Aron në mënyrë që ai të mbrojë rregullisht.
Reprezentuesi kosovar ka dy oferta të rëndësishme para vetës për tu huazuar për edicionin e ardhshëm.
Dy ekipet e Championshipit anglez, Blackburn Rovers dhe Rotherham kanë shprehur dëshirë ta huazojnë portierin për një edicion.
Sipas mediave angleze këto dy skuadra kanë dërguar tanimë ofertat për huazimin e lojtarit në klubin e Manchesterit.
Tani i mbetet në dorë Aros të vendosë se tek cila skuadër do të shkoj si huazim për edicionin e ri. /Telegrafi/