Kylian Mbappe mund të lëvizë nga Parisi nëse UEFA vendos se Paris Saint Germain ka dështuar të jetë në rregull me rregullat financiare.
Raportohet se Manchester City është gati të hidhet në sulm pasi Pep Guardiola është impresionuar nga kualitetet e 19-vjeçarit që nga koha e Monacos, por nuk arriti ta bind asnjëherë të kalojë te Man City.
Sipas Mirror, tani Citizens janë të gatshëm të rrisin ofertën dhe ta sjellin francezin në Etihad gjatë verës.
Oferta pritet të jetë 172 milionë euro, që rast se PSG ka probleme me Fair Playn Financiar, atëherë me shumë mundësi do ta pranojnë menjëherë.
Me Mbappen në skuadër, Man City jo që do ishte favorit për Ligën Premier, por edhe atë të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi aktualisht për PSG-në ka 19 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat, por ka dhuruar edhe 17 asistime.
Vlen të theksohet se City ka ftuar kampionatin elitar anglez, ndërsa në cerekfinale të LK-së është eliminuar nga Liverpooli. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DzlRuQ4jyRk