Telegrafi

City planifikon transferimin e Koulibalyt në janar

Manchester City është duke bërë gati një veprim të bujshëm për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Pasi humbi shërbimet e Vincent Kompany verën e kaluar, trajneri i Cityt, Pep Guardiola e ka gjetur veten me më pak opsione mbrojtëse.

Sipas mediumit Foot Mercato, kjo situatë ka bërë që City të bashkohet në betejën për shërbimet e Koulibalyt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi ka këmbëngulur prej kohësh se është i lumtur në Napoli, por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike këtë muaj pasi përplasjes së presidentit Aurelio de Laurentiis me skuadrën.

Koulibaly tani mund të jetë i lirë të largohet – dhe atë qysh në afatin kalimtar të janarit.

Thuhet se City do të jetë i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për të sjellë reprezentuesin e Senegalit në Angli. /Telegrafi/