Telegrafi

City planifikon ta transferojë Balotellin

Ishte Mancini, njeriu që ia mundësoi Balotellit debutimin për skuadrën zikaltër, para dy vitesh kur italiani ishte 17-vjeçar, ndërsa sipas The Daily Mail, ish-trajneri i Interit tani dëshiron që ta ketë sulmuesin te skuadra e tij e re.

SuperMario nuk ka shumë hapësirë te formacioni i Jose Mourinhos dhe është i pakënaqur për minutazhin që i ofrojnë Nerazzurrët. /Telegrafi/