Telegrafi

City planifikon ta blidojë Phil Fodenin, gati kontrata e re me pagë tre fish më të lartë

Phil Foden konsiderohet si njëri nga talentët më të mëdhenj në futbollin anglez.

Sulmuesi i talentuar ka dalë nga akademia e Manchester Cityt, derisa pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga trajneri Pep Guardiola.

E ardhmja e lojtarit pritet të jetë e lidhur me Cityn, pasi klubi i ka përgatitur një kontratë të re me pagë shumë herë më të lartë se sa fiton ai aktualisht.

21-vjeçari aktualisht ka një pagë javore prej 40 mijë funteve, ku viti për të është rreth dy milionë funte.

Daily Star ka raportuar se City i ka bërë gati një kontratë të re gjashtë vjeçare e cila do ta mbante Fodenin në Etihad Stadium deri në vitin 2027.

Me kontratën e re Foden do të fitojë 150 mijë funte në javë, apo 7,2 milionë funte në vit.

Reprezentuesi anglez është i lumtur te City dhe është gati për ta vazhduar kontratën me kampionët e Anglisë.

Foden luan në ekipin e parë të Cityt nga viti 2017, ku deri më tani ka zhvilluar 124 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 31 gola e ka asistuar në 22 të tjerë. /Telegrafi/