Telegrafi

City me plan të ri për transferimin e Lautaro Martinezit

Lautaro Martinez . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Lautaro Martinez është njëri nga sulmuesit më të pëlqyer në futbollin evropian.

Argjentinasi është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion me Interin, ku shënon thuajse në çdo ndeshje.

E falë formës së mirë, Barcelona e Manchester City janë vënë në garë për të dhe duan transferimin e tij në verë.

The Sun ka raportuar se trajneri Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë argjentinasit dhe e sheh si pasardhës të Agueros në ‘Etihad Stadium’.

Lautaro Martinez. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

22-vjeçari ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro nga Interi, edhe pse klubi zikaltër po punon për një kontratë të re ku do t’i hiqej klauzola ose do të rritej edhe më shumë.

Kampioni aktual i Ligës Premier po synon që në verë të dalë me një ofertë prej 90 milionë euro, si dhe të afrojë shërbimet e mbrojtësit Joao Cancelo për ta bindur Interit ta lë të lirë Martinezin.

Edhe pse oferta e Cityt duket shumë e mirë financiarisht, vështirë të besohet se Inter do të heqë dorë nga lojtari i saj kryesor. /Telegrafi/