Telegrafi

City përmbyt Chelsean

Blutë dominuan pjesën e parë dhe kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Frank Lampard në minutën e 42-të të ndeshjes. Por mysafirët shfrytëzuan njërin nga pak shanset, për të barazuar rezultatin që në këtë pjesë. Ishte i rikthyeri Carlos Tevez ai që rihapi rezultatin më minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke shënuar golin e 20-të të sezonit.

City arriti të frenojë sulmin e Chelseat në fillim të pjesës së dytë dhe madje kaloi në epërsi me anë të Craig Bellamy që shënoi nga një kënd i vështirë për të mposhtur portierin Henrique Hilario.

Drama e vërtet e ndeshjes ndodhi në 15 minutat e fundit me Chelsean që mbeti me nëntë lojtarë në fushë dhe me Cityn që shënoi edhe dy herë tjera.

Juliano Belletti, i cili u inkuadrua në pjesë të dytë si zëvendësim i Daniel Sturridge, faulloi në zonën e rreptësisë sulmuesin kundërshtar Garreth Barry për t’iu dhënë mysafirëve penalti dhe për t’u largua nga loja pas vetëm 15 minutash qëndrimi në fushë.

Carlos Tevez ishte i saktë nga pika e bardhë për t’i dhënë një goditje të radhës Chelseat (77’). Për tu bërë edhe më keq, vendasit mbetën me nënë lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit pasi Michael Ballack faulloi nga prapa Carlos Tevez.

Të zgjedhurit e trajnerit Roberto Mancini shfrytëzuan epërsinë numerike në fushë për të shënuar edhe një gol të katërt, të dytin nga Bellamy, dhe për të shtuar vuajtjen e Chelsat.

E gjithë çfarë arriti të bëjë Chelsea ishte të ngushtojë rezultatin në 4-2, falë një penaltie të shënuar nga Lampard në kohën shtesë, pasi Barry faulloi lehtësisht Anelkan në zonën e ndaluar.

Kjo është hera e parë në po thuajse 50 vitet e fundit që City e mposht Chelsean në të dyja ndeshjet e sezonit.

Me këtë rezultat gara në Ligën Premier bëhet edhe më interesante, me Chelsean që do të qëndrojë vetëm një pikë mbi United, dhe me Cityn që rikthehet në pozitën e katërt të tabelës./Telegrafi/