Telegrafi

City përfundon Grupin F si lider pas fitores së luksit ndaj Hoffenheimit

Leroy Sane duke festuar golin ndaj Hoffenheimit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Ashtu siç edhe pritej, Manchester City fitoi 2-1 ndaj Hoffenheimit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Anglezët fituan lehtësisht ndaj gjermanëve, në një ndeshje ku rezultati ishte shumë i nevojshëm për mysafirët.

Hoffenmeini ishte më i rrezikshëm në fillim të ndeshjes dhe kështu arritën të shënoj në minutën e 16-të nga pika e bardhë me anë të Andrej Kramaric.

Festa te goli i parë (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj City riktheu lojën dhe në kohën shtesë të pjesës së parë shënuan me anë të Leroy Sane.

Dominimi i anglezëve vazhdoi fuqishëm edhe në pjesën e dytë, ndërsa Sane shënoi edhe një herë në minutën e 61-të.

Ishak Belfodil dhe Kyle Walker gjatë një dueli (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Man City përfundoi Grupin F në vendin e parë me 13 pikë, kurse Lyoni në pozitën e dytë me tetë pikë dhe kështu vazhdojnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Vendi i tretë që dërgon në Ligën e Evropës i takon Shakhtar Donetskit me gjashtë pikë, kurse Hoffenheimi e përfundon aventurën evropiane në pozitën e fundit me tri. /Telegrafi/