Gilardino së fundi ka pasur kundërshtime me drejtuesit e klubit, pasi ka thënë se dëshiron të sigurohet se ambiciet e Fiorentinës janë të ngjashme me të tij.
Italianit tash mund t’i tregohet dera në fund të sezonit dhe siç shkruan ‘sportsbook24.net’, City dëshiron ta transferojë atë.
Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, ka porositur drejtuesit e futbollit të kërkojnë një çmim nga ekipi italian për ish-sulmuesin e Milanit, Gilardino. /Telegrafi/