Telegrafi

City përballet me Liverpoolin në Carabao Cup, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Liverpooli takohen në 1/8 e finales në kuadër të Carabao Cup.

Dy gjigantët anglezë do të zhvillojnë një duel fantastik në Etihad Stadium, por vetëm njëri nga ta mund të kaloj në çerekfinale.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kërkojnë të vazhdojnë tutje dhe kjo e bën atë një ndeshje shumë interesante.

Pep Guardiola do të luaj me formacionin e tij të zakonshëm 4-3-3 dhe njësoj paraqitet edhe Jurgen Klopp i mysafirëve.

Formacionet zyrtare:

Man City: Ortega Moreno, Lewis, Akanji, Laporte, Akite, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Mahrez, Haaland, Palmer.

Liverpool: Kelleher, Milner, Gomez, Matip, Robertson, Bajcetic, Thiago, Elliott, Carvalho, Salah, Nunez.

/Telegrafi/