Telegrafi

City pas Lamela dhe Marquinhos

Daily Mail shkruan se City është duke e përcjellë anësorin argjentinas të Romës, Erik Lamela.

Mancini dhe vëzhguesit e tij e kanë përcjellë Romën shpesh, derisa janë duke monitoruar edhe mbrojtësin e ri të qendrës, brazilianin Marquinhos, i cili po ashtu është duke u kërkuar edhe nga Barcelona.

Lamela, 20-vjeçar, tashmë është zgjedhur nga kombëtarja e tij dhe mund të vijë në Etihad Stadium si zëvendësim për Scott Sinclair, i cili mund të shitet gjatë verës. /Telegrafi/