Kevin De Bruyne do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Manchester Unitedit në Kupën e Anglisë.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Cityt, Pep Guardiola, i cili në konferencën për shtyp para ndeshjes ka thënë “Kevin? Në asnjë mënyrë! Ai nuk mund të luajë”.
City nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe me çdo kush do të kërkojë fitoren në Kupë.
Kujtojmë se dueli United-City do të zhvillohet nesër (e mërkure) me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/