Manchester City ka bërë një ofertë tejet joshëse në drejtim të Arsenalit për shërbimet e Alexis Sanchezit.
City sipas Daily Mirror i ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi Arsenalit.
Sipas marrëveshjes, City do të përfitonte shërbimet e Alexis Sanchezit.
Në këmbim, Arsenali do të merrte talentin fenomenal, Raheem Sterling plus një shumë të konsiderueshme të hollash.
Mediat angleze besojnë se Arsenali seriozisht po e shqyrton këtë ofertë dhe mund të ketë lajme të reja në këtë drejtim në orët në vijim. /Telegrafi/