Phil Foden është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme këtë sezon me Manchester Cityn.
Talenti i madh anglez është produkt i akademisë së Citizens dhe shihet si kapiten i së ardhmes.
22-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2024 dhe duke parë formën e shkëlqyer të tij City është gati ta blindojë me kontratë të re.
The Athletic ka raportuar se bisedimet mes palëve kanë filluar për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.
Foden aktualisht fiton një pagë vjetore prej dy milionë eurove në stinor, por me kontratën e re pritet të marrë shumë më shumë.
Gjithnjë sipas mediave angleze nëse Foden vazhdon kontratën atëherë paga e tij vjetore pritet të jetë mbi shtatë milionë euro që do ta bënte atë ndër lojtarët më të paguar në klub pas Kevin de Bruyne e Erling Haaland.
Reprezentuesi anglez këtë sezon ka zhvilluar 11 ndeshje duke shënuar gjashtë gola e duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/