Casemiro beson se takimi i dytë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve që zhvillohet mbrapa dyerve të mbyllura, mund të ndihmojë Real Madridin të kalojë në çerekfinale.
Los Blancos do të jenë mysafir të Citizens për 1/8 e finales së garës më të madhe në kontinentin e vjetër, derisa në sfidën e parë kanë humbur 2-1 në Santiago Bernabeu.
Coronavirusi e ndërpreu Ligën e Kampionëve në mesin e muajit mars, ndërsa pas pesë muajve është gjithçka gati që të zhvillohen ndeshjet e mbetura me finalen që luhet në Lisbonë.
“Pa tifozë, ndeshja është tërësisht ndryshe”, ka thënë Casemiro në një intervistë për Esporte Interactivo.
“Do të jetë një ndeshje e mirë, por edhe e vështirë për të dyja anët, mirëpo ne jemi Real Madridi dhe kemi shansin që të kalojë tutje”.
“Ata nuk luajnë para tifozëve të tyre dhe kjo është një mundësi e artë për ne. Lojtarët janë të njëjtit, trajnerët janë po ashtu aty, mirëpo ne kemi përvojën”, ka shtuar më tej ai.
Real Madridi është skuadra e vetme që e ka fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe këtë gjë e ka arritur vetëm trajneri aktual i tyre, Zinedine Zidane. /Telegrafi/